Top News- Një vit burg për Sonila Qaton, SPAK jep pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH
21/01/2025 11:24

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato si dhe për ish zyrtarët e tjerë të cilët u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë. Qato akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”. Gjatë gjyqit SPAK kërkoi 1 vit burg për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, si dhe për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos jetë pjesë e administratës. Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka u kërkua 2 vite burg me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta par të ushtruar funksione publike. Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj. Organi i akuzës po ashtu i karkoi togave të zeza që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj. Hetimet për Qaton dhe ish zyrtarët e tjerë përfunduan në muajin tetor të vitit 2022. Kallëzimi penal u bë në strukturën e posaccme antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga prokurimi. Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01