Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari ndodhi këtë të mërkurë në Maliq. Viktima është Abedin Sulillari. Ai ishte duke lëvizur në afërsi të fshatit Leminot kur u përplas nga një motor që drejtohej nga një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:05. 68-vjeëari u dërgua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.