Top News -Një viktimë e pesë të plagosur. Aksident në aksin Çermë-Divjakë, mes të lënduarve e fëmijë
19/07/2026 19:19

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë, ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin Opel. Ndërkohë, pesë personat që ndodheshin në BMË kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik që i mori jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve. Po ashtu, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë të plagosur shtatë persona. Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve u desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të nxjerrë dy persona që kishin mbetur të bllokuar brenda.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06