Top News/ Një vend i NATO-s në aleancën anti-NATO / Erdogan, aleat me Perëndimin, mik me Rusinë
25/10/2024 12:10

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte i ftuar i veçantë në samitin e 16 të BRICS në Kazan të Rusisë. Kjo nuk ishte hera e parë, që Erdogan mori pjesë në nja samit të BRICS si vëzhgues, por këtë radhë prania e tij fitoi një peshë të veçantë prej interesit të Turqisë për antarësimin në këtë organizatë. Ndonëse Kremlini para disa javësh deklaroi, se Ankaraja ka paraqitur një kërkesë zyrtare për antarësim, qeveria turke fillimisht e përgënjeshtroi këtë. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan ndërkohë bëri të qartë: "Ne i kemi komunikuar BRICS, se jemi të interesuar për një antarësim." Nëse Turqia vërtetë antarësohet në këtë formacion, atëherë ky do të ishte vendi i parë i NATO-s në një aleancë jo perëndimore. Në kuadër të samitit në Kazan presidenti turk u takua për bisedime në nivel bilateral me homologun rus Vladimir Putin. Por ky takim u zhvillua nën sfondin e një sulmi mbi një kompani turke të aviacionit dhe fluturimeve në hapësirë TUSAS në Ankara. Turqia bën përgjegjëse partinë kurde të punës, PKK, të klasifikuar nga SHBA dhe BE si organizatë terroriste. Erdogan dhe presidenti Putin demonstruan menjëherë solidaritetin mes tyre dhe e dënuan sulmin, ndërkohë që Erdogandisa herë e quajti Putinin "miku im i nderuar". Putin nga ana e tij vlerësoi rolin e Turqisë në zgjidhjen e problemeve globale. Edhe pse brenda NATO-s Turqia e mban të hapur komunikimin me Putinin. Turqia është jo vetëm një partnere e rëndësishme e NATO-s, por ajo mbron krahun juglindor me rëndësi strategjike të aleancës dhe ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO. Erdogan prej vitesh ndjek gjithnjë e më shumë një politikë të pavarur, që ka për qëllim të forcojë rolin e Turqisë në skenën globale. Ndërkohë që ka shumë anëtarë të natos që e shohin me shqetësim qasjen e turqisë, dhe anëtarësimin e mundshëm të saj në BRICS e konsiderojnë në konflikt me parimet e NATO-s.

Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36