Banorët e atij që dikur ka qenë një port magjepsës në Meksikë, Akapulko, por edhe të qyteteve bregdetare përreth, po përgatiten për mbërritjen e uraganit Otis, i cili ka mundësi të sjellë pasoja katastrofike. Ky uragan i kategorisë 5 ka kthyer në mendjet e tyre makthin e stuhisë së vitit 1997, e cila vrau me dhjetëra njerëz.