Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri kanë shënuar një rekord të ri. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë sa i takon bilancit të pagesave tregojnë se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri u rritën me më shumë se 19 për qind krahasuar me një vit më parë, duke prekur nivelin e 5 miliardë eurove.