Top News/ Një tradhtar në parlamentin ukrainas / Arrestohet deputeti, ka bashkëpunuar me Rusinë
14/11/2023 11:02

Shërbimi ukrainas i Sigurisë, SBU, njoftoi të hënën se ligjvënësi Oleksandr Dubinskiy zyrtarisht është informuar se është i dyshuar për tradhti dhe një gjykatë në Kiev i ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh. SBU tha se Dubinskiy dyshohet se ka bashkëpunuar me Rusinë dhe është përfshirë në veprime subversive kundër Ukrainës, akuza që ai i ka mohuar. “Gjykata e Qarkut e Peçerskit ka lëshuar masën parandaluese në formë të paraburgimit për deputetin e popullit që dyshohet për tradhti dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”, tha SBU përmes një deklarate. Gjykata e mori këtë vendim përmes një takimi prapa dyerve të mbyllura. SBU tha se ka “ekspozuar deputetin Oleksandr Dubinskiy i cili duket se ka marrë pjesë në aktivitete kriminale të mbikëqyrura nga zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe se ka kryer aktivitete subversive kundër Ukrainës”. Gjykata “pranoi dyshimet e SBU-së si të bazuara dhe se provat ishin të mjaftueshme”, u tha në deklaratë, ku u shtua se Dubinskiy do të mbahet në paraburgim pa të drejtë të lirimit me kusht. Dubinskiy ishte përjashtuar nga partia ukrainase në pushtet, Shërbëtorët e Popullit më 2021, pasi ai ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje, akuza që ai i mohon. Ai ka vazhduar të jetë pjesë e Parlamentit si deputet i pavarur. Më 10 nëntor, SBU njoftoi se kishte përfunduar hetimin mbi veprimet e një ligjvënësi të paidentifikuar, i cili tha se dyshohej për falsifikim dhe dhënien e informacioneve të rreme para autoriteteve me qëllim që të udhëtonte jashtë vendit. Mediat ukrainase raportuan se bëhej fjalë për Dubinskiyn. Një ditë më parë, SBU njoftoi se akuza të reja ishin ngritur ndaj ligjvënësit.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04