Kryeministri indian Narendra Modi shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura, të cilat zgjatën gjashtë javë. Edhe pse shumë larg 400 vendeve në Parlament që koalicioni I udhëhequr prej partisë Bharatiya Janata që ai drejton synonte të merrte, rezultati deri më tani flet në favor të tij. Në fjalën e mbajtur në Delhi para mbështetësve Modi e cilësoi rezultatin paraprak si fitoren më të madhe. Ai u zotua se do të vijojë punën për të çrrënjosur korrupsionin.