Top News – Një tjetër luftë në horizont / Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit
24/04/2025 14:36

Tensionet mes rivalëve të hershëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 persona, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit. India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po mbështet “terrorizmit përgjatë kufirit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin. Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin. Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta edhe më parë, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’i hequr Kashmirit statusin gjysëmautonom në vitin 2019. India dhe Pakistani administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.

Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53