Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndalur kryekomisarin, Stilian Pasho me detyrë Shefi i Sektorit te Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Ndalimi i tij u krye kuadër të hetimeve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Nga veprimet hetimore të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, rezulton se Kryekomisari, ka shfrytëzuar pozicionin e tij, në intervale të ndryshme kohore duke favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në pikën kufitare Kashticë, pa ju nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij. Gjithashtu ai ka urdhëruar vartesit e tij për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e këtij shtetasi.