Një tjetër zarf i përgjakur ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në ambasadën e Ukrainës në Greqi, ndërkohë që në 31 vende të ndryshme janë marrë 15 kërcënime të këtilla. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko dhe sipas informacioneve, dosjen e ka marrë Sigurimi i Shtetit dhe e ka dërguar në Drejtorinë e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se bëhej fjalë për gjak kafshe.