Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në qytetin e Fierit para disa ditësh ku mbeti I vdekur 56-vjeçari Anesti Rama, I cili u vra nga vajza dhe gruaja e tij duket se ka çuar në të tjerë persona të përfshirë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ka bërë të mundur që në pranga këtë të shtunë të përfundoi edhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor në krim, i cili dyshohet se ka ndihmuar vajzen e të ndjerit në vrasjen e babait.