Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale videon e një komandanti të luftanijes USS Pearl Harbor. Bëhet fjalë për Alban Dervishin, një shqiptaro-amerikan. “Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.