Top News- Një shqiptare në dosjen Epstein, dërgoi email për punë, por i kërkuan foto
01/02/2026 15:27

Mes miliona dokumenteve që Departamenti i Drejtësisë në Amerikë ka publikuar lidhur me çështjen e abuzuesit të ndjerë Jeffrey Epstein, rezulton dhe një vajzë shqiptare. Top News ka mundur të sigurojë korrespondencën e saj me ekipin e Epstein, por për shkak edhe të etikës, të dhënat e saj nuk po I japim të plota. Vajza në fjalë e ditëlindjes 2 janar 1995 I ka dërguar një email Jeffry Epesteinit në Mars 2017 dhe I kërkonte këtij të fundit një mendim nëse mund të zhvillonte një intervistë pune me të apo jo. “Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në email që ka dërguar e reja e cila ishte rreth 21 vjeçe. Në vijim të komunikimit, personi tek i cili po aplikonte për punë, asistenti i Epstein pasi komunikoi me këtë të fundit dhe mori aprovim, i kërkoi asaj që t’i dërgojë “3 foto me cilësi të mirë dhe CV-në”. "Ta marr në intervistë këtë? Është 21-22 vjeçe, jeton në Paris", pyet asistenti. Kandidatja më pas përcjell dokumentet dhe tri foto personale. Më tej, nuk ka më korrespondencë dhe nuk dihet nëse vajza me origjinë shqiptare dhe që jetonte në Paris në 2017, ka shkuar si asistente e Jeffrey Epstein. Shumë nga emailet dhe dokumentet datojnë më shumë se një dekadë më parë, duke shfaqur marrëdhëniet e Epsteinit mes problemeve të tij ligjore. Ai vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në burg nën akuzat për një rast të gjerë trafikimi seksual. Jeffrey Epstein ishte një trafikant amerikan i qenieve njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve, përdhunues serial dhe financier. Epstein krijoi një rreth shoqëror elitar dhe siguroi të paktën 1,000 gra dhe vajza të mitura të cilat iu nënshtruan përdhunimit dhe dhunës seksuale të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15
Top News- E rëndë në Fier, fqinjët shpëtojnë nga flakët 33-vjeçarin që pësoi krizë epileptike
01/11 18:00
Top News – ‘Na mbytën!’, çmime të larta në Kosovë / Qytetarët ankohen, inflacioni 7.8 për qind
01/11 17:30
Top News-Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’/Dritarja e re e transparencës dhe komunikimit me qytetarët
01/11 16:49