E njohur ndryshe si “Nona Tirona”, Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit feston këtë të martë 100-vjetorin e lindjes. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të nipit të saj, fotoreporterit të mirënjohur Armand Babani. Nezihati, e bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela lindi më 22 shtator 1920, pikërisht disa javë pas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohëshëm.