Bashkia e Tiranës ka nderuar sipërmarrësin Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye në vitin 1995, duke i kushtuar një rrugë në kryeqytet në emrin e tij. Në ceremoninë e mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo ngjarje është një brengë në ndërgjegjen e kryeqytetit dhe në emër të qytetit të Tiranës i kërkoi ndjesë publike familjes së Remzi Hoxhës, i cili u zhduk nga SHIK-u.