Një nga rrugët e Tiranës ka marrë emrin e Tomor Malasit, një prej figurave të spikatura të PD-së pas 90-ës, ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në prani të familjarëve dhe të afërmve të Tomor Malasit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi atë një simbol të ndryshimeve të mëdha të asaj kohe në kryeqytet.