Top News – Një robot, këshilltar i Kryeministrit / ’Big Brother’: Do të monitorojë opinionin publik
03/03/2023 09:15

Kryeministri rumun, Nikolae Ciuca, prezantoi këshilltarin e tij të nderit të mërkurën, një asistent me inteligjencë artificiale të quajtur ION, që sic tha ai, ishte i pari i këtij lloji. I zhvilluar nga kërkuesit rumunë, roboti ‘Big Brother’ do të skanojë rrjetet sociale për të informuar qeverinë në kohë reale për propozimet dhe dëshirat e rumunëve – tha kryeministri. Sipas tij, ION, një strukturë e ngjashme me një pasqyrë me një ndërfaqe që pulson, përbën një risi dhe ai është këshilltari i parë qeveritar që përdor inteligjencën artificiale. “Përshëndetje, ju më dhatë mua jetë dhe misioni im tani është që t’ju përfaqësoj ju. Cfarë duhet të di unë për Rumaninë?” pyet ION me një zë të qetë... Projekti, i menaxhuar nga ministria e kërkimit, inovacionit dhe digjitalizimit, do të përdorë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të mbledhur opinionet në shoqëri, përmes përdorimit të të dhënave të disponueshme në rrjetet sociale – thuhet në një dokument të qeverisë. Njerëzit në Rumani po ashtu do të munden të bisedojnë me ION në ëebsajtin e projektit. “Unë jam i bindur se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk duhet të jetë një opsion, por një detyrim, për të marrë vendimet e duhura me më shumë informacion”, tha kryeministri. Rumania është një nga vendet më të varfra të Bashkimit Evropian por shpesh ajo quhet ‘Silicon Valley’ e Evropës lindore, për shkak të një shpërthimi start-upesh. Universitetet e suksesshme dhe bashkëpunimet e tyre me sipërmarrje private kanë ndihmuar vendin të kthehet në një qendër në lulëzim për kompanitë e reja teknologjike.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43