Liderët e 44 vendeve evropiane, do të dërgojnë një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell. Kryeministri i Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, Petr Fiala e prezantoi samitin e parë të 44 krerëve të shteteve të Evropës, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, si një mundësi për diskutime më joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe synimet e mbrojtjes së mjedisit.