Udhëheqësit e pesë ekonomive më të mëdha në zhvillim u mblodhën në Afrikën e Jugut në fund të muajit gusht në samitin e parë fizik pas pandemisë. Në agjendë u ftuan Argjentina, Arabia Saudite, Irani dhe Egjipti. Klubi i pesë vendeve, Brazil, Kinë, Afrika e Jugut, Rusi dhe Indi prodhon sot 26 për qind të prodhimit bruto global, megjithatë kanë vetëm 15 për qind pushtet vendimmarrës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.