Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën. Pas Sarajevës renditet Lahore në Pakistan, Kalkuta në Indi ndërsa Beogradi i Serbisë është në vendin e nëntë.