Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman raundin e gjashtë të bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit, i cili po përparon me shpejtësi, tha të enjten ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi. Njoftimi nga ministri al-Busaidi vjen në një kohë kur SHBA-ja po tërheq stafin që nuk konsiderohet thelbësor për operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe të afërmit e tyre, për shkak të mundësisë së trazirave në rajon. Ndërkohë, janë bërë paralajmërime se anijet mund të jenë shënjestër e sulmeve në ujërat rajonale për shkak të tensioneve. Al-Busaidi e bëri njoftimin në platformën sociale X.