Top News-Një raketë që ‘bën të dridhen’ rivalët/ 12 herë më shpejt se zëri, Koreja e Veriut kërcënon
07/01/2025 12:09

Koreja e Veriut ka pretenduar se ka lëshuar një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi me një kokë hipersonike e cila "do të përmbajë me siguri çdo rival në rajonin e Paqësorit". Lëshimi i realizuar të hënën, i pari i Phenianit në dy muaj, erdhi ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ishte në Seul për bisedime me disa nga udhëheqësit kryesorë të Koresë së Jugut. Armët hipersonike janë më të vështira për t'u gjurmuar dhe rrëzuar, pasi ato janë në gjendje të udhëtojnë me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit. Koreja e Veriut pretendon se raketa e saj fluturoi 12 herë më shpejt se zëri, për rreth 1500 km. Ushtria e Koresë së Jugut më herët tha se raketa fluturoi 1,100 km përpara se të binte në det, duke shtuar se seuli "dënon fuqishëm" këtë "akt të qartë provokimi". Koreja e Veriut ka testuar më parë raketa hipersonike. Fotot e publikuara nga KCNA treguan se raketa e së hënës i ngjante asaj që u lëshua në prill të vitit të kaluar. Por Pheniani pretendon se raketa e re hipersonike përmban një "sistem të ri të kontrollit të fluturimit dhe drejtimit" dhe një motor të bërë me fibra karboni. Udhëheqësi i vendit Kim Jong Un tha se testimi i së hënës "u tregoi qartë rivalëve atë që vendi po bën dhe se Koreja e Veriut është plotësisht e gatshme të përdorë çdo mjet për të mbrojtur interesat e saj legjitime". Ndërsa armët hipersonike kanë ekzistuar për dekada, vitet e fundit janë zhvilluar raketa të reja që janë shumë më të shpejta dhe të manovrueshme, mund të rihyjnë në atmosferë shumë më shpejt dhe të kryejnë manovra shmangjeje.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30