Top News – Një raketë nga ‘drejtim i panjohur’ / Goditet cisterna e naftës në Hormuz, zjarr në bord
07/07/2026 11:49

Një cisternë nafte është goditur nga një “predhë e panjohur” teksa po lundronte afër brigjeve të Omanit, në Ngushticën e Hormuzit të martën, duke shkaktuar zjarr. Nuk është raportuar për viktima po dëme në mjedisin përreth, tha Organizata e Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare. Ky monitorues i sigurisë së lundrimit tha se anija u godit teksa po udhëtonte drejt jugut dhe u bëri thirrje anijeve të tjera “që të kalojnë me kujdes” në atë zonë, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet. Incidenti ndodhi afër një prej rrugëve më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë, pavarësisht një armëpushimi që është në fuqi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Armëpushimi i brishtë u arrit në prill, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit. Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Axios raportoi në orët e vona të së hënës se Irani “ka lëshuar të paktën dy raketa ndaj anijeve tregtare” dhe se një anije tjetër po ashtu ishte goditur. Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe Pentagoni nuk është përgjigjur menjëherë për koment. Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë të papërpunuar. Ndërsa lundrimet e anijeve tregtare kanë rinisur në Hormuz, rreziqet e sigurisë mbeten të larta në këtë zonë, por edhe në ujërat afër Jemenit, ku anijet e transportit të mallrave apo cisternat e naftës janë përballur vazhdimisht me sulme ditëve të fundit. Irani ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe ka hapur zjarr ndaj anijeve që ka thënë se nuk janë koordinuar me autoritetet iraniane. Shumica e shteteve të botës kundërshtojnë përpjekjet e Teheranit për të kontrolluar trafikun detar në këtë rrugë ujore ndërkombëtare.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55