Një puma është zbuluar në tualetin e një shkolle fillore në Nova Lima në Brazil, nga një nëntë vjecar. Zjarrfikësit e bllokuan kafshën në dhomë deri sa mbërritën zyrtarë të specializuar dhe një veteriner që i bëri atij një qetësues. Askush nuk u lëndua dhe autoritetet thanë se kafsha ishte lënë prapë e lirë në habitatin e saj.