Pavarësisht kërkesave të shumta të fansave që Rihanna t’i rikthehet muzikës, duket se ylli botëror ka projekte të tjera me të cilat duhet të merret. Rihanna është tashmë zyrtarisht zëri i Smurfetës, personazhit të vetëm vajzë në filmin e njohur për fëmijë Pufët. Filmi i ri do të jetë një prodhim i Paramount Animations, dhe njoftimi për rolin e Rihanës u bë nga vetë ajo të enjten, në CinemaCon, konventa e përvitshme që mbahet në Las Vegas, për prodhuesit e filmave.