Senati i Argjentinës miratoi të mërkurën vonë një projektligj të presidentit Javier Milei për reforma ekonomike, cka nxiti protesta dhe përleshje mes demonstruesve dhe policisë në rrugët e Buenos Airesit. Dhoma e lartë e Senatit ishte e ndarë gjatë votimit të projektligjit, por e kaloi atë përfundimisht me 37 vota pro dhe 36 kundër, falë votës së kryetares së dhomës, zëvendëspresidentes Victoria Villarruel.