Vendimi i Papa Françeskut për t'u varrosur jashtë Vatikanit ka bërë që autoritetet italiane të ndërmarrin një operacion të jashtëzakonshëm sigurie për funeralin ku morën pjesë udhëheqës nga e gjithë bota. Për sigurinë e pjesmarrësve në ceremoni, u angazhuan 4 mijë oficerë policie. Jo vetëm Vatikani, por edhe roma u transformuan në fortesa të mbrojtura.