Dy javë nga izolimi total i Rripit të Gazës, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas, mështë hapur rrugëkalimi i Rafahut, që lkidh rajonin me egjiptin, për të lejtuar kalimin e ndihmave humanitare. Aktualisht raportohet se Izraelitët kanë lejuar kalimin e vetëm 20 kamionëve me ndihma humanitare, ose vetëm 10% e atyre që janë në pritje prej ditësh, teksa në ta kanë qenë të ngarkuar ujë, ushqime të konservuara, karburant, por edhe arkivolë.