Top News/ Një paralajmërim për Perëndimin! SHBA u paralajmërua 30 minuta para sulmit, flet Kremlini
22/11/2024 14:52

Kremlini tha të premten se një sulm i ushtrisë ruse në Ukrainë, me një raketë të porsazhvilluar balistike hipersonike, kishte për qëllim ta paralajmëronte Perëndimin se Moska do të përgjigjet ndaj vendimeve dhe veprimeve të tyre të “pakujdesshme” në mbështetje të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente një ditë pasi presidenti Vladimir Putin tha se Moska përdori raketë të re – Oreshnik – në një sulm ndaj një objekti ushtarak të Ukrainës. "Mesazhi kryesor është se Rusia do të përgjigjet ndaj vendimeve dhe veprimeve të pamatura të vendeve perëndimore që prodhojnë raketa dhe e furnizojnë Ukrainën me to dhe më pas marrin pjesë në sulme ndaj territorit rus", u tha gazetarëve Peskov. "Pala ruse i ka dëshmuar qartë aftësitë e saj, dhe linjat e veprimeve të mëtejshme hakmarrëse, në rast se shqetësimet tona nuk merren parasysh, janë shpalosur mjaft qartë", shtoi ai. Peskov tha se Rusia nuk ishte e obliguar t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, por i njoftoi ato gjithsesi 30 minuta para lëshimit të raketës. Putini mbetet i hapur për dialog, tha ai. Të enjten, Putini tha se përdorimi i armës së re ishte përgjigje ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë brenda Rusisë. “Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e cila mund të bartë koka bërthamore. Më herët Kievi tha se Rusia kishte përdorur raketë balistike ndërkontinentale gjaë një sulmi masiv me raketa në Dnipropetrovsk. Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta. Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Top News – ‘Asnjë pengmarrje nuk na ndal’/ Veliaj mesazh me ‘AI’: Drekë falas për çdo nxënës
06/10 14:32
Top News – Aksion ndaj lavazheve. AKUK – Kush përdor ujin e pijshëm, përballet me pasoja
06/10 14:23
Top News- Ndodh në Tiranë, vajzave u vidhen varëset nga qafa me dhunë në mes të ditës! Kapet autori
06/10 14:14
Top Channel/ Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen 3 të rinj, në pranga edhe një 41-vjeçar
06/10 14:03
Top Channel/ Protesta për projektin TID Durrës, qytetarët qëllojnë me vezë drejt Bashkisë
06/10 13:52
Top News – U shkarkua nga Vetting-u/ Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Adnand Kosova
06/10 13:44
Top Channel/ Kultivuan 145 bimë narkotike në malin Mukaj, arrestohet 28-vjeçari, në kërkim vëllai
06/10 13:41
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prokuroria mbyll hetimet, në gjykim autori dhe xhaxhai
06/10 13:35
Top Channel/ Kryenin vjedhje në Tiranë, policia publikon videot, arrestohen 3 persona, sekuestrohen…
06/10 13:09
Top News – Veliaj ‘del nga izolimi’, rrëfen transformimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve
06/10 12:51
Top Channel/ Aksident tragjik në biznesin hidrosanitar, panelet zënë poshtë 73-vjeçarin në Vlorë
06/10 12:49
Top Channel/ Greva bllokon gjyqet/ Sot nuk u mbajt gjyqi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
06/10 12:34
Top Channel/ Aksident tragjik në Vlorë, një person humb jetën, materialet e rënda e zënë poshtë
06/10 12:28
Top Channel/ Banorët kundër HEC-ve/ Komuniteti i tre fshatrave në Pukë kërkon shfuqizimin e lejeve
06/10 12:20
Top Channel/ Alarm grabitjesh në Orikum e Dukat/ Hajdutët mësyjnë natën në banesa e biznese
06/10 12:15
Top Channel/ Aksidentet në Fier/ Banorët kërkojnë kalime të sigurta në aksin Mbrostar-Fier
06/10 12:12
Top News – Bizneset ankohen për paqartësi juridike/Politikat industrial e sipërmarrja nën lupën e BE
06/10 12:02
Top News – Dyshimet për paracaktim të fituesit. SPAK zgjat hetimet për koncesionin e aeroportit
06/10 11:58
Top News – Territorialja dhe numrat e PS. Pse reforma administrative mund të mos kalojë në Kuvend
06/10 11:40
Top Channel/ Pesë vrasje që prej 9 korrikut, dy ekzekutime ende pa autorë, ministri Demo në Shkodër
06/10 11:31