Top News/ Një nga vendet më të sigurta në botë, në shok / Çekia në zi, kërkohet motivi i çmendurisë
22/12/2023 12:36

Të shtënat me armë zjarri shokuan pasditen e të enjtes një nga vendet më të sigurta në botë. Me katërmbëdhjetë persona të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, Praga e Çekisë u bë kryelajm. “Kemi menduar gjithmonë se kjo është një gjë që nuk na shqetëson neve”, tha kryetari i kryeqytetit me 1.3 milion banorë, Bohuslav Svoboda. “Tani duket se, për fat të keq, edhe bota jonë po ndryshon”, tha ai. Të dyshuarin si autor i aktit, policia çeke e identifikoi si një 24 vjeçar, edhe vetë ai student në Fakultetin e Arteve, dhe tha se ai u “eliminua”. Sipas shefit të policisë, Martin Vondrashek, sulmuesi kishte leje armësh dhe posedonte disa të tilla. Çekia, vend me 10.5 milionë banorë, ka ligje relativisht liberale për armët, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Për të siguruar armë në mënyrë të ligjshme, personi ka nevojë për licencë zyrtare, e cila duhet të shoqërohet me një ekzaminim mjekësor, provim të aftësisë për armë dhe të kaluar të pastër penale. Sipas statistikave zyrtare të policisë, më shumë se 300.000 persona në Ceki kanë leje të ligjshme për të mbajtur armë. Motivi për të shtënat vdekjeprurëse në Fakultetin e Arteve nuk është ende i qartë. Policia tha se ka informacione të pakonfirmuara se i dyshuari - i identifikuar nga mediat si David K., është frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, por nuk dha detaje të tjera. Ajo që dihet është se sulmi ishte më fatali në historinë moderne të Çekisë. Në dhjetor të vitit 2019, një sulm me armë në një spital të qytetit të Ostravës la të vrarë gjashtë veta, përpara se sulmuesi ta kthente armën kundër vetes. Ndërsa, në shkurt të 2015-ës, një person hapi zjarr në një restorant në qytetin Uherski Brod, ku u vranë teta veta. Të shtënat në një kampus universiteti në Çeki ishin të padëgjuara deri më tani. Pamje njerëzish që hidheshin nga një parvaz i jashtëm i ndërtesës disa kate lart, për të shpëtuar nga sulmi, do të mbeten gjatë në kujtesën çeke. Të tjerë që kacavareshin në dritare, po ashtu. Autoritetet shpallën të shtunën e 23 dhjetorit ditë zie në Çeki. Me flamujt që do të ulen në gjysmështizë dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin, do të nderohen dhe do të kujtohen të 14 të vrarët. Sipas Indeksit Global të Paqes, që Instituti për Ekonomi dhe Paqe nxjerr çdo vit, Çekia është ndër vendet më të sigurta në botë. Në listën prej 163 vendesh të publikuar këtë vit, ajo është e 12-ta në botë dhe e 8-ta në Evropë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04