Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se numri i automjeteve në rrugët e Shqipërisë u rrit me 11 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shifrat tregojnë se janë gati 925 mijë automjete të regjistruara, ku 85 për qind e tyre janë autovetura, ose gati 740 mijë të tilla. Bazuar edhe tek të dhënat e censit për numrin e popullsisë, rezulton se një në tre qytetarë në Shqipëri ka një autoveturë.