Pensionistët janë ato që po plotësojnë boshllëqet e mëdha të krijuara në tregun e punës, pas largimit të të rinjve dhe mungesës së forcës punëtore. Ndërkohë që kërkesa rritet, bizneset hasin vështirësi për të plotësuar nevojat e tyre në këtë aspekt, duke bërë që shumë të moshuar të vijojnë të jenë aktivë. Të dhënat e fundit nga INSTAT, tregojnë se, 27% e vendeve të punës në tremujorin e fundit të vitit 2025 janë zënë nga grup-mosha mbi 65-vjeç, duke treguar një rritje me 23% që ishte në vitin paraardhës.