Evropa duhet të shtojë përpjekjet për mbrojtje dhe të luajë një rol më të madh në NATO, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka "tronditur marrëdhënien transatlantike deri në themel", tha të mërkurën kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas. "Le të jem e qartë: ne duam lidhje të forta transatlantike. SHBA-të do të mbeten partnere dhe aleate e Evropës. Por Evropa duhet të përshtatet me realitetet e reja. Evropa nuk është më qendra e gravitetit të Uashingtonit", tha Kallas në një konferencë për mbrojtjen në Bruksel. "Ky një ndryshim që ka nisur prej një kohe. Është strukturor, jo i përkohshëm. Do të thotë që Evropa duhet të ndërmarrë hapa për mbijetesën e saj".