Top News – Një mur pluhuri zhyt qytetin në errësirë /‘Pamje nga fundi i botës’, devijohen fluturimet
27/08/2025 10:35

Një stuhi e fuqishme ngriti një mur të madh pluhuri që u përplas mbi qytetin e Feniksit, në SHBA, duke errësuar qiellin, duke verbuar drejtuesit e mjeteve, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke anuluar fluturimet në një nga aeroportet më të ngarkuara të vendit. Stuhia e pluhurit, e njohur edhe si habub, prodhohet nga erëra të forta që marrin me vete pluhurin, zakonisht në zona të sheshta. Shi i rrëmbyeshëm pasoi stuhinë. Stuhia bëri që të anuloheshin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Feniksit, Sky Harbor, dhe shkaktoi disa dëme në çatinë e terminalit. Më shumë se 60,000 shtëpi mbetën ndërkohë pa energji elektrike. Feniksi ka qenë më i thatë se zakonisht gjatë sezonit të musoneve, ndërsa pjesë të Arizonës juglindore dhe veri-qendrore kanë pasur një sasi të konsiderueshme shiu dhe kjo sipas meteorologëve ka ndikuar në fenomenin e fundit. Vetë banorët rrëfyen se stuhia e pluhurit bëri që pemët të lëkundeshin ndërsa pluhuri i imët kishte hyrë edhe brenda shtëpive. Shikueshmëria në rrugë ishte thuajse zero dhe zyrtarët paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë jashtë rrugëve ose të ndalen menjëherë në vend. Stuhitë e pluhurit nuk janë të pazakonta në sezonin e musoneve në Arizona, por kjo stuhi pati një fuqi shumë të madhe. Era e fortë e stuhisë mblodhi rërën e shkretëtirës duke ndërtuar një mur të lëvizshëm pluhuri që u ngjit me mijëra metra lart në vetëm pak sekonda. Muri i pluhurit të një habubi që vjen nga larg mund të shihet, por kur ai të arrijë tek njerëzit është shumë vonë për të kërkuar shpëtim. Ngjarja në Feniks vjen pas një stuhie pluhuri në fundjavë në Nevada që ndërpreu Burning Man, një festival i përvitshëm në Black Rock City.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00