Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë elektrike në krahasim me vendet e rajonit, megjithatë varfëria energjitike është më e larta po në krahasim me rajonin. Një raport i Entit Rregullator të Energjisë thotë se një milionë qytetarë shqiptarë nuk përballojnë dot faturat e energjisë elektrike për ngrohjen e banesave të tyre gjatë periudhës së dimrit.