Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel udhëtoi drejt Tiranës, ku u mirëprit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama në një vizitë zyrtare, me në fokus rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e konsideruar Ballkanin ‘një fuçi baruti’, Bettel nënvizoi progresin e Shqipërisë drejt unionit europian duke argumentuar se çelja e negociatave nuk erdhi për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.