Një turist britanik raportohet se është qëlluar me thikë nga një kamarier në një restorant në Majorka pas një sherri të shpërthyer në lidhje me faturën. Pushuesi në meso-moshë, u dërgua në spital pasi u qëllua me thikë në stomak dhe në këmbë gjatë një zënke në lidhje me faturën dhe cilësinë e ushqimeve që kishte konsumuar. Incidenti ndodhi në një restorant në Can Picafort, në veri lindje të Majorkës.