Top News – Një marrëveshje me Iranin/ SHBA nuk e përjashton mundësinë
06/05/2021 21:34

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha të enjten se një ujdi që Uashingtoni dhe Teherani të rifillojnë t’i përmbahen marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 për Iranin mund të arrihet brenda pak javësh, nëse Irani merr vendimin politik për ta bërë këtë. Por zëdhënësi tha se ende ka probleme që duhen zgjidhur. Zdhënësi tha gjatë një koferencë për shtyp se nëse nëse kjo është e mundshme vetëm koha do ta tregojë, pasi është përfundimisht çështje e një vendimi politik që duhet të merret në Iran. Zyrtarët e SHBA rikthehen në Vjenë këtë javë për një raund të katërt bisedimesh indirekte me Iranin për çështjen si të rifillojë pajtueshmërinë me marrëveshjen, të cilën ish Presidenti Donald Trump e braktisi në vitin 2018, duke bërë që Irani të fillojë të shkelë kushtet e saj rreth një vit më vonë. Thelbi i marrëveshjes ishte që Irani të ndërmerrte hapa për të frenuar programin e tij bërthamor dhe për t’ia bërë atij më të vështirë prodhimin e materialit të pasuruar në shkallën e një arme bërthamore. Si shkëmbim, SHBA, BE dhe OKB do të lehtësonin sanksionet. Teherani mohon të ketë ambicie për armë bërthamore. Zyrtari amerikan tha se ndoshta është e mundur që marrëveshja bërthamore të ringjallet përpara zgjedhjeve të Iranit më 18 qershor, por shtoi ai, i takon Iranit që të marrë një vendim të tillë politik. Ai tha se Irani nuk duhet të kërkojë nga Uashingtoni që të bëjë më shumë se sa parashikohet në marrëveshje ndërsa Teherani të bënte më pak.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47