Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti me manjitudë 7.2, ka arritur në gati 1,300. Ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti. Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.