Për një javë, një lopë deti femër, e re, e quajtur Freya, ka magjepsur norvegjezët duke rrezëllitur në diell në fjordet e Oslos, duke u bërë e famshme në media e duka përmbytur edhe nja dy a tre varka...Kafsha e detit që peshon 600 kg, u quajt Freya duke marrë kështu emrin e perëndeshës nordike të dashurisë dhe bukurisë. Ajo është parë më herët edhe në britaninë e madhe, në Holandë, danimarkë dhe suedi dhe tani ka zgjedhur të kalojë verën në Norvegji.