Dekreti i Pesidentit të Republikës për të shpallur 4 gushtin si datën e zgjedhjeve lokale ka hasur në shumë kundërshti, duke shkaktuar kështu debate të shumta. Në një analizë të Institutit të Studimeve Politike, për rastet e ngjashme kur vendi u është nënshtruar zgjedhjeve të pjesshme, rezulton se Himara është rasti i vetëm, kur zgjedhjet caktohen në kulmin e sezonit turistik dhe në afatet minimale ligjore.