Britania e ka akuzuar Kremlinin se do ta instalojë një lider pro-rus në Ukrainë dhe ka thënë se zyrtarët e inteligjencës ruse kanë qenë në kontakt me ish-politikanët ukrainas, si pjesë e një plani për ofensivë ushtarake. Sipas londrës Rusia do që politikani ukrainas Yevhen Murayev ta udhëheqë një Qeveri të re, por kush është ai? I lindur më 1976 në qytetin lindor të Kharkivit në afërsi të kufirit me Rusinë, Murayev është pjesë e një grupi të politikanëve që kundërshtojnë udhëheqjen perëndimore të shtetit, që erdhi në pushtet pas protestave masive të vitit 2014.