Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian që kërkojnë të zbusin tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë udhëtuar drejt Kievit dhe Uashingtonit. Por kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka ndjekur tjetër rrugë duke vizituar Moskën për t'u takuar me Presidentin Vladimir Putin, në një vizitë që partitë opozitare e kanë denoncuar si "tradhti".