Top News/ Një krokodil 12 milionë vjeçar / Shkencëtarët në Peru bëjnë zbulimin e rrallë
28/11/2024 14:04

Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet, në shkretëtirën e Perusë. Fosili i krokodilit gavial, apo peshkngrënës, që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte. Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima. “Kjo është hera e parë që gjejmë një ekzemplar të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”, tha paleontologu Mario Gamarra në një konferencë për shtyp. Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit. “Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk”, tha Gamarra. “Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial”, shtoi ai. Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union. Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, siç janë ato të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene, rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë, që janë zbuluar më herët atje.

Top Channel /Monika Lubonja padit Adrian Hilën, Aktorja: Njeri i pabesë, do ta ndjek ligjërisht
06/10 23:49
Top Channel /Plani i BE. Qeveria: Paketa e re konsolidon pozicionin e Shqipërisë si vend lider
06/10 23:45
Top News- Monika Lubonja reagon për videot intime: Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë
06/10 22:10
Top Channel/ “Protestojmë për të ardhmen, jo për parti”,protestuesit:Qeveria është përzier me krimin
06/10 21:10
Top Channel/ Vlerësimi i drejtorëve në shkolla, do kalojnë në “sitë” duke plotësuar 6 standarde
06/10 19:53
Top Channel/ Debati për ushqimin në Kuvend, PD përplaset me drejtuesen e AKU
06/10 19:48
Top Channel/ Hiqet veto! Zbardhet paketa e re BE për Shqipërinë: Integrim gradual, 15 vite provë
06/10 19:35
Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30