Media serbe “Alo” nuk e ka kapërdirë faktin që Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga një kosovare dhe edhe pse kjo nuk është hera e parë që ndodh, kjo medie e njohur për gjuhën radikale antishqiptare, e ka quajtur skandal përzgjedhjen Albina Kelmendit. Sipas tyre, është e dënueshme dhe e papranueshme që Shqipërinë do ta përfaqësojë një kosovare në kompeticionin ndërkombëtar të këngës në Euurovision Song Contest. ‘Alo’ shkruan se është skandal sepse Shqipëria po shkel rregullat e Eurovizionit dhe ka krijuar një skandal që, sipas saj, tmerron publikun.