Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka denoncuar, sipas tij, qëndrimet e shumëfishta të gjykatave të posaçme në lidhje me kërkesën që gjatë seancave gjyqësore të mos qëndrojë brenda kafazit të xhamtë, por pranë avokatit të tij. Beqja thotë se më 5 qershor, vendimi i gjykatës së Apelit të Posaçëm se ku do të qëndrojë ai gjatë procesit gjyqësor për sterilizimin u shndërrua nga dilemë në trilemë. Sipas ish ministrit, njëjta kërkesë e paraqitur para një trupe të GJKKO-së së Apelit, mori një përgjigje refuzuese, madje të ndryshme edhe nga dy vendimmarrjet e mëparshme. Më 5 qershor, sipas tij, dilema se si do t’i ndjek proceset penale ndaj meje u bë trilemë.