Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në korenë e jugut të premten, për të parën herë në afro katër vite, me qëllim që t’i bashkohet mjeteve të tjera ushtarake në një demonstrim force që ka si qëllim t’i dërgojë një mesazh Koresë së Veriut. USS Ronald Reagan dhe anijet e grupit të betejës që e shoqërojnë, u ankorua në një bazë detare në qytetin port jugor të Busanit, para stërvitjeve të përbashkëta me ushtrinë koreanojugore.