25 prilli është ende larg, por partitë politike, apo organizata të ndryshme kanë nisur të bëjnë sondazhe, e në disa raste mashtrojnë duke përdorur emra të organizatave ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur edhe me organizatën për siguri dhe bashkëpunim evropian, prezenca e së cilës në Shqipëri ka reaguar, pasi një e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për OSBE.