Top News – Një kandidate si Grida Duma/ Karriera politike e saj njohu vetëm ngjitje
23/04/2021 14:37

Ndër gratë kandidate të Partisë Demokratike, dhe një nga ato që spiksin më shumë në garën zgjedhore, është Grida Duma, jo vetëm për pamjen e saj tërheqëse, por edhe për mënyrën e artikulimit dhe retorikës që përdor në daljet publike. Ajo vjen në këtë garë me synimin e qartë për t’u rikthyer në Parlament si deputete, ashtu siç ishte deri pak më shumë se dy vjet parë kur opozita dorëzoi mandatet në grup. Grida Duma, është një zë i fortë në radhët e PD gjatë viteve të fundit, duke pasur një karriere që ka njohur vetëm ngjitje. Me një përvojë të gjatë si lektore dhe pedagoge në shkencat sociale, Duma ka gati një dekadë e angazhuar në radhët e PD, duke mbajtur detyra të ndryshme në vite. Fillimisht ajo mbajti postin e zv. ministres së Integrimit nga viti 2011-2013 si krahu i djadhtë i ministres Majlinda Bregu në atë kohë, kur PD ishte ende në pushtet, ndërsa në 2014 u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Karriera e saj politike që ishte vetëm në hapat e parë, kulmoi me kandidimin për kryetare të bashkisë së Durrësit në 2015 përballë Vangjush Dakos, që kërkonte një mandat të tretë në atë kohë. Ndërsa në zgjedhjet e 2017 ajo ishte një ndër deputetët e PD dalë nga listat shumë emërore dhe nga Janari 2019 e në vazhdim është anëtare e kryesisë së demokratëve, e duke konfirmuar në këtë mënyrë se është një nga njerëzit më të besuar të kryetarit të selisë blu, Lulzim Basha. Në këto zgjedhje Grida Duma kërkon votat e qytetarëve në zonën e Kavajës, Rrogozhinës dhe Rrethinave, ku ka ndërmarrë një fushatë intensive me takime të shpeshta me banorët.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41